Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Prapashticë në Prishtinë, ku një burrë humbi jetën si pasojë e një zjarri që e kaploi një fushë.
Vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Prishtinë, teksa s’dihen akoma detajet e tjera për rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.