Pejë: Arrestohet një burrë, e rrahu gruan dhe tentoi ta godiste me thikë

Kronikë e zezë

Pejë: Arrestohet një burrë, e rrahu gruan dhe tentoi ta godiste me thikë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar të shtunën, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, e kishte rrahur gruan e tij, derisa aty thuhet se po ashtu ai kishte tentuar që ta godiste me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë, rreth orës 15:00.

Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat