Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi janë përleshur fizikisht mes vete.
Ata janë dërguar në mbajtje.
“SULM /LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fushë Kosovë / 08.03.2025 – 10:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.
Njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit, pas intervistimit të janë dërguar në mbajtje.”