Arrestohen dy persona në Vushtrri, iu gjet kallashnikovi me tre fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Vushtrri, iu gjet kallashnikovi me tre fishekë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një incident kriminal u raportua në orët e vona të së shtunës në Vushtrri.

Atje policia i ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për “Armëmbajtje pa leje”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë automatike AK 47 me tre fishekë.

Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat