Sulmohet me mjete të forta një person në Ferizaj – policia në kërkim të katër të dyshuarve

Kronikë e zezë

Sulmohet me mjete të forta një person në Ferizaj – policia në kërkim të katër të dyshuarve

Më: 9 mars 2025 Në ora: 09:04

Katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Ferizaj rreth orës 10:30.

Të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta për të sulmuar viktimën, i cili ka pësuar lëndime trupore të rënda.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, të dyshuarit janë shpallur në kërkim, dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka marrë masat e nevojshme për hetimin e mëtejshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat