Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë brenda 24 orëve.
Policia ka bërë të ditur se në të dyja rastet viktima kanë qenë gratë.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:15, ku i dyshuari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, një femër shqiptare shtetase e huaj.
Nuk raportohet për të lënduar. Pas marrjes në pyetje, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:00, ku i dyshuari tjetër është arrestuar për ushtrim dhune ndaj gruas së tij, e cila është shtetase e huaj.
Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, prokurori ka urdhëruar dërgimin e të dyshuarit në mbajtje.