Tre të lënduar në një aksident në Pejë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar në një aksident në Pejë

Më: 9 mars 2025 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Agim Qelaj” në Pejë.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë policia përmes zëdhënësit rajonal Driton Rugova.

“Të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Rugova tha se në aksident ishin të involvuara dy vetura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat