​Zjarr edhe në Prishtinë, reagojnë zjarrfikësit

Kronikë e zezë

​Zjarr edhe në Prishtinë, reagojnë zjarrfikësit

Më: 9 mars 2025 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një zjarr ka përfshirë edhe një tokë në aftësi të daljes nga autostrada drejt Prishtinës.

Aty shihej një tym i madh, derisa kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit.

Përndryshe, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se zjarri në malet e Deçanit është nën kontroll dhe se ekipet po punojë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

“Sipas raporteve të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, në nivel vendi është vërejtur një shtim i zjarreve. Një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur ‘Çeli’, ku kanë përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre. Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, apelon për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë stinës së thatë, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 112. Ky numër është falas nga të gjithë operatorët e komunikimit elektronik në Kosovë.

“Kujdesi dhe veprimi i shpejtë i secilit mund të ndihmojë në parandalimin e dëmeve të mëdha në mjedis dhe rrezikut për jetën dhe pronën e qytetarëve”, përfundon njoftimi.

Një zjarr ka kapluar Bjeshkët e Deçanit, gjatë ditës së djeshme, derisa me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit, që ta ndihmojnë ta shuajnë zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat