Aksidenti mes tri veturave në Morinë, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksidenti mes tri veturave në Morinë, lëndohen pesë persona

Më: 9 mars 2025 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Morinë të Skenderajt.

Si pasojë janë lënduar pesë persona.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat