Këta janë dy hajnat e arrestuar për vjedhje nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit

Kronikë e zezë

Këta janë dy hajnat e arrestuar për vjedhje nëpër disa xhami në fshatrat e Lipjanit

Më: 9 mars 2025 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në disa xhami në fshatrat e Lipjanit, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë dy persona të dyshuar.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Jeton Hashanin dhe Liridon Kamenicën, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor.

Në bazë të informacioneve të para, ata dyshohen për vjedhje në xhamitë në fshatin Krojmir, Banulle dhe Magure, raste këto që kanë ndodhur në periudha të ndryshme.

Ndaj të dyshuarve, tashmë janë grumbulluar prova të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e tyre në këto raste.

Lajmi për arrestimin e tyre është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat