I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes – policia fillon hetimet

Kronikë e zezë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes – policia fillon hetimet

Më: 10 mars 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një akt i papërgjegjshëm ka ndodhur në Leqinë, Skenderaj.

Një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur 400 trupa me arra në pronën e tij, si dhe kanë dëmtuar sistemin e ujitjes.

Ky veprim ka shkaktuar një rrezik të përgjithshëm për pasurinë dhe aktivitetet e tij bujqësore.

Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori dhe aktualisht është në hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat