“Gjaku deri në gu nëse s’jam me ty”, ky është pejani që i montoi GPS në veturë ish të dashurës

Kronikë e zezë

“Gjaku deri në gu nëse s’jam me ty”, ky është pejani që i montoi GPS në veturë ish të dashurës

Më: 10 mars 2025 Në ora: 10:51
Policia

“Gjaku deri në gu nëse s’jam me ty”, ky është pejani që i montoi GPS në veturë ish të dashurës

I dyshuari nga Peja që u arrestua nën dyshimin për ngacmimin e ish të dashurës rrezikon të përfundojë në paraburgim, pasi Prokuroria Themelore në Ferizaj, tashmë ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Ai u kap në fundjavë pas denoncimit të viktimës, e cila kërkoi ndihmën e Policisë si pasojë e shqetësimit që i njëjti ia ka shkaktuar.

Ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Ngacmimi”.

Media ka mësuar se personi i dyshuar është K.S. rreth 32-vjeçar.

Sipas dosjes së rastit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit ish të dashurën e tij në Shtime.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se në veturën e viktimës, i dyshuari kishte vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social “Instagram”, në emër të saj, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë dhe duke ia publikuar numrin e telefonit dhe adresën e banimit.

Bazuar në informacionet që ka sinjali, i dyshuari ka dërguar edhe mesazhe kërcënuese, ku ndër të tjera ka shkruar “unë atë (viktimën) gjallë nuk e la, gjaku deri në gu ka me u ba, une e vras veten nëse s’jam me ty – shumë njerëz kanë me dekë…”.

Ai pritet të dalë shumë shpejt para Gjykatës, ku edhe do të merret vendimi ndaj tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat