Një person është sjellë në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 05:10, në Gjilan.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.