Dy persona janë arrestuar dje në Graçanicë, pasi dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e një personi dhe e kanë kanosur.
Njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt e tjetri është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE- Radevë, Graçanicë 10.03.2025, 19:00. Eshtë raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kishin hyrë në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar dhe e kishin kanosur.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.”