Ia vjedh orën një gruaje në aeroportin “Adem Jashari”, policia e identifikoi përmes kamerave të sigurisë

Kronikë e zezë

Ia vjedh orën një gruaje në aeroportin “Adem Jashari”, policia e identifikoi përmes kamerave të sigurisë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 10:55
Banorët e BBVK

Një grua ka raportuar se i mungon ora e saj, ku përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se ia kishte marrë një i dyshuar me shtetësi të huaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40 në aeroportin “Adem Jashari”.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe ora i është kthyer pronares.

“Është raportuar se ankueses femër kosovare i mungon ora e saj të cilën përmes kamerave është  vërejtur se e kishte marr i dyshuari mashkull shtetas i huaj. I dyshuari është intervistuar ndërsa ora i është kthyer pronares. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat