Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona

Kronikë e zezë

Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona

Më: 11 mars 2025 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Bëhet e ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat