Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, në vendin e ngjarjes u gjetën 13 fishekë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, në vendin e ngjarjes u gjetën 13 fishekë

Më: 13 mars 2025 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, njësia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar 13 gëzhoja të armës AK 47.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime.

“Gjakovë / 12.03.2025 – 21:30. Pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes ku në një arë janë gjetur dhe sekuestruar 13 gëzhoja të armës AK 47.

Rasti në hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat