Policia në Pejë ka njoftuar se më 7 mars kishte ndodhur një vjedhje në një market në fshatin Banjë të Istogut, ku ishin vjedhur mjete të punës në vlerë rreth një mijë euro.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datёn 07.03.2025, ёshtё informuar nga ankuesi se nё njё market nё fshatin Banjё-Istog, ka ndodhur njё rast vjedhje, me datёn 02.03.2025, rreth orёs 19:20, ku janё vjedhur mjete tё punёs në vlerё rreth njё mijё (1000) euro, tё cilat janё vërejtur nё monitorimin e kamerave tё marketit. Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku në vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitarët lidhur me kёtё rast.”
Pas një pune intensive, është arrestuar i dyshuari dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.
Ai ёshtё ndaluar pёr 48 orё.