Vetaksidentohet një automjet i FSK-së, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Vetaksidentohet një automjet i FSK-së, ka të lënduar

Më: 18 mars 2025 Në ora: 19:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin e e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se nga aksidenti ka të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A.Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime, ku i përfshirë është një automjet (vetaksident)”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat