Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht një grua.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 14:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.