Pesë të lënduar nga aksidenti në Obliqi, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar nga aksidenti në Obliqi, policia jep detaje

Më: 29 mars 2025 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Më tej, Ahmeti bëri të ditur se rruga në fjalë aktualisht është e mbyllur për qarkullim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat