Vetëaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan – lëndohet shoferi i veturës, po trajtohet në emergjencë

Kronikë e zezë

Vetëaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan – lëndohet shoferi i veturës, po trajtohet në emergjencë

Më: 29 mars 2025 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, ku vetura ka përfunduar e rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, shoferi i veturës ka mbetur i lënduar, dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

 “Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetë aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, tha ai.

Tutje, Osmani tha se hetuesit policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, iu kanë përgjigj rastit duke filluar hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat