Kukësi u vu sërish nën pushtetin e mjegullës.
Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar.
Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.
Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullws duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve që është shtuar edhe për shkak të kthimit të emigrantëve kosovarë për festat e fundvitit.
Prania e mjegullës së dendur është në segmentin Fushw Dukagjin – Tuneli i Kalimashit.
Mjegulla e dendur pothuajse e bën të pakalueshëm këtë aks rrugor.
Drejtuesit e automjeteve ju duhet të lëvizin me kujdes.
Mjegulla dominuese në qytet ka krijuar vështirësuar në qarkullimin e kalimtarëve dhe mjeteve.
Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, Kukësi shfaqet i zhytur në një peisazh gri gjatë kohës të qëndrimit të mjegullës.