Qindra vullnetar nga Kosova e Shqipëria iu bashkuan sot thirrjes se organizatave ndërkombëtare “Hidhi plehrat në kosh” dhe “RiverCleanUp” për të pastruar liqenin e Kukësit.
Organizatorët e aktivitetit bëjnë me dije se kjo iniciative erdhi si rrjedhojë e ndotjes së liqenit, ku thirrjes iu bashkuan shumë të rinj, burra e gra nga mbarë shqiptaria.
Ndërsa vullnetarët e pastrimit nga Kukësi, Kosova e më gjerë thanë se iu bashkuan nismës për të ndërgjegjësuar popullatën për të ruajtur ndotjen e liqenit të Kukësit, i cili çdo vit ndotet nga mbeturina të ndryshme.
Përfaqësuesi i bashkisë Kukës tha se mjetet për te pastruar janë bërë të mundura nga bashkia e Kukësit.