Fermerët në Kukës punojnë me mjete primitive: Nuk kemi treg të garantuar

Kukësi

Fermerët në Kukës punojnë me mjete primitive: Nuk kemi treg të garantuar

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:43
Ilustrim

Në Kukës ka nisur sezoni i vjeljes së patates. 

Fshati i thellë i Shishtavecit është ndër më të njohurit për prodhimin me një cilësi të lartë. Për të kultivuar por dhe për të vjelë pataten punohet ende me mjete primitive.

Por për prodhuesit edhe sakrifica e madhe që bëjnë nuk u kthehet në të ardhura. Rrjeti vaditës mbetet problem kryesor, ndërsa mjetet e punës janë të shekujve të kaluar.

"Procesi më i vështirë për ne është procesi i shkuljes, sepse i shkulim me shatë, nuk kemi mjete. I shkulim si në kohët e para. Nuk kemi sistem vaditës."

Thonë se ka pasur vite që prodhimet e tyre jo vetëm që nuk janë shitur, por dhe u janë prishur në shtëpi.

"Nuk e kemi të garantuar tregun,sepse vijnë e i marrin nga Tirana. Nuk kemi pikë grumbullimi këtu. Ka raste që nuk shiten. Shumë vite na ka shkuar prodhimi dëm."

Patatja e Shishtavecit për nga cilësia zë vendin e parë në rajon, kjo lidhet nga shumë faktorë që nga kultivimi në lartësi mbi 1400 metra mbi nivelin e detit, mos përdorimi i plehrave kimik apo helmet e pesticidet por dhe kushtet klimaterike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat