Nis shtrimi i qilimit në stadiumin e Kukësit, Rama: Përmbyllet një vepër e re publike

Kukësi

Nis shtrimi i qilimit në stadiumin e Kukësit, Rama: Përmbyllet një vepër e re publike

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:45
Stadiumi i Kukës

Me shtrimin e qilimit të blertë, përfundon faza e fundit e rikonstruksionit të stadiumit të Kukësit, “Zeqir Ymeri”. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video nga punimet e fundit në impiantin e verilindorëve.

Ai shkruan se kjo i ka dhënë fund një investimi në këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit.

“Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë” – shkruan Rama.

Edhe ditën e djeshme, skuadra e klubit njoftoi se nisi shtrimi i qilimit të blertë për të përfunduar një investim dyvjeçar.

Por verilindorët duhet të presin ende për të testuar fushën e re pasi klubi njoftoi se procesi i shtrimit të barit do të zgjasë të paktën 3 javë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat