Zona verilindore e vendit nga ora 19:25 minuta në errësirë. Nënstacioni Rexhepaj ka dal jashtë funksionit për shkak të një defekti të shkaktuar në linjën 110 kv Fierz-Kukës nga reshjet e dendura të shiut.
Qyteti i Kukësit me të gjitha njësitë administrative ka ngelë pa energji elektrike. Ndërkohë edhe nënstacioni tjetër ai i Kalimashit ka dal jashtë funksionit.
Ndërkohë pa energji elektrike ka ngelë edhe Bashkia Has. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më shpejtë të energjisë elektrike.
Por kushtet atmosferike janë përkeqësuar, çfarë e bëjnë të vështirë këtë operacion.