Aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Kukës ka lënë pas një viktimë.
Bëhet me dije se personi që ndërroi jetë është një 30-vjeçar i identifikuar si Sadri Duraku.
Sipas njoftimit të policisë Duraku ishte duke lëvizur me biçikletën e tij ndërkohë që është përplasur nga një 47-vjeçar me automjet.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe fotoja e të riut që humbi jetën në moshë fare të re.