Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, si dhe për shkak të rënies së gurëve si pasojë e motit të keq, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.
Policia e Kukësit thekson se po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.
DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e rrugës të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Këto janë akset rrugore që duhet të shmagni levizjet e panevojshme:
Aksi rrugor Kukës- Has, i përfshirë nga rreshjet e dëborës dhe rënie gurë.
Aksi rrugor Kukës-Shishtavec, ka rënie gurësh dhe erëra të forta.
Aksi rrugor Fushë Dukagjin-Qafë Shllak, është hapur njëra korsi, po punohet për hapjen e korsisë tjetër.
Aksi rrugor Bajram Curri- Valbonë, i përfshirë nga reshjet e dëborës dhe rënie gurësh.