Qarku i Kukësit është përfshirë nga rreshjet e dëborës orët e para të mëngjesit të sotëm.
Reshjet janë me intensitet mestar dhe herë pas here me intensitet të lartë.
Reshjet e borës kanë përfshirë qytetin e Kukësit, të Hasit dhe Tropojës. Në qytetin e Kukësit trashësia e borës është 5 cm ndërsa në lartësinë mbi 700 metër trashësia arrin deri në 20 cm.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, por që kërkohet pasja e zinxhirëve për çdo automjet.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, ku në zona të thella këshillohet që të vendosen zinxhirët. Momentalisht furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është normal në gjithë qarkun e Kukësit.
Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka në disa akse të rrugëve rurale në Njësitë Administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropoje e Vjetër, Lekbibaj . Nga kontraktorët në këto rrugë po punohet për pastrimin e borës, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Mbetet e bllokuar Njësia Administrative Arren e bashkise Kukës.