Protestë në Kukës, qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve dhe rritjen e pagave

Kukësi

Protestë në Kukës, qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve dhe rritjen e pagave

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:38
Protesë në Kukës

Dhjetra qytetarë të qytetit te Kuksit protestuan sot në lidhje me rritjen e çmimit të naftës si dhe produkteve të ushqimeve bazë.

Të vendosur përgjatë rrugës kryesore të Kuksit, protestuesit kërkojnë uljen çmimeve të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe rritjen e pagave, për të përballuar jetesën.

Disa prej protestuesve që bëjnë linja të ndryshme në drejt qyteteve të Shqipërisë por dhe në Europë bëjnë me dije se për shkak të rritjes së çmimit të naftës janë detyruar të rrisin edhe çmimin e blietave.

Protesta u organizua nga vetë qytetarët, e cila u njoftua në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme.

Edhe pse disa banorë po protestonin, shumë prej automjeteve që lëviznin në rrugën kryesore të qytetit zgjodhën të mos i bashkoheshin kësaj proteste.

Që para fillimit të protestës, dhjetra policë qenë vendosur për gjatë kësaj rruge për të monitoruar protestën e thirrur nga qytetarët.

Kujtojmë që bashkia e Kuksit është një ndër më të varfërat në Shqipëri, ku rreth 5420 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe shumë familje të tjera emigrojnë në vende të ndryshmë europiane për të siguruar jetesën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat