Zjarr me goma për Ditën e Verës! Ndotje e madhe në Kukës, flakët rrezikojnë një shkollë

Kukësi

Zjarr me goma për Ditën e Verës! Ndotje e madhe në Kukës, flakët rrezikojnë një shkollë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Qytetarët në Kukës këtë mbrëmje kanë nisur të festojnë Ditën e Verës, ditën e ndarjes me dimrin.

Në Kukës dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjetër apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës. Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi për ndezjen e zjarreve nga fëmijët po përdoren goma makine.

Dhjetëra goma u grumbulluan sonte pranë banesave, pallateve e shesheve për t’u vënë më pas zjarrin natën e para 14 marsit. Shërbimi  zjarrfikës ka shuar deri tani 10 vatra zjarri me goma.

Djegia e gomave të makinave solli një ndotje masive të ambientit dhe rrezik serioz për objektin e një shkolle 9-vjeçare dhe një çerdhe të qytetit, pasi gomat u ndezën në oborret e tyre.

Fenomen tjetër është ndezja e kazanëve të mbeturinave dhe përmbysja e tyre në rrugicat e lagjeve duke shkaktuar bllokimin e lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat