Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga djali i tij i vogël Zaho dhe ministret Elisa Spiropali e Evis Kushi, kanë marrë pjesë në inagurimin e stadiumit të ri të Kukësit.
Kryebashkaiku kuksian dhe Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici, u ka dorëzuar atyre fanellat e ekipit të tij me numrin 10.
Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe homologu i tij nga Kosova Agim Ademi.
Stadiumi i ri i Kukësit u bë falë investimit të qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e parë mes Kukësit dhe Laçit.