Mes baltës e gropave, banorët e Lagjes së Re në Kukës dalin në protestë

Kukësi

Mes baltës e gropave, banorët e Lagjes së Re në Kukës dalin në protestë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Banorët e Lagjes së Re në Kukës kanë protestuar këtë pasdite për amortizimin e rrugës hyrëse të saj e cila prej vitesh, e që sipas tyre nuk është ndërhyrë nga asnjë forcë politike.

Ata shprehen  se kalimi i makinave dhe këmbësorëve është bërë shumë i vështirë në këtë rrugë, e cila është e mbuluar nga uji, balta e gropat.

Fëmijë të rritur e të moshuar detyrohen të përshkruajnë çdo ditë këtë rrugë. Ata pohojnë se janë 300 shtëpi që kalojnë në këtë rrugë.

Kjo rrugë ka një gjatësi prej afro 1 km dhe lagja e re është krijuar pas viteve ‘90 me lëvizjen demografike të popullsisë nga zonat rurale drejtë atyre urbane.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat