Banorët e Lagjes së Re në Kukës kanë protestuar këtë pasdite për amortizimin e rrugës hyrëse të saj e cila prej vitesh, e që sipas tyre nuk është ndërhyrë nga asnjë forcë politike.
Ata shprehen se kalimi i makinave dhe këmbësorëve është bërë shumë i vështirë në këtë rrugë, e cila është e mbuluar nga uji, balta e gropat.
Fëmijë të rritur e të moshuar detyrohen të përshkruajnë çdo ditë këtë rrugë. Ata pohojnë se janë 300 shtëpi që kalojnë në këtë rrugë.
Kjo rrugë ka një gjatësi prej afro 1 km dhe lagja e re është krijuar pas viteve ‘90 me lëvizjen demografike të popullsisë nga zonat rurale drejtë atyre urbane.