Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha prezanton kandidatin në Kukës

Kukësi

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha prezanton kandidatin në Kukës

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:48
Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë" për bashkinë e Kukësit Admir Sinamati.

I entuziasmuar nga pritja, Berisha deklaroi se 14 maji "është dita juaj, dita e lirisë" teksa falënderoi mbështetësit për "pritjen e jashtëzakonshme".

Ai kujtoi grevën e 1997 e nisur nga Admir Sinamati dhe tha se si atëherë do të fitojmë dhe tani. 

"Ky entuziazëm, ky shpërthim energjie po dridh nga themelet, pallatet e krimit, pallatet e pushtetit të krimit, 14 maji është dita e juaj, është e lirisë, është dita e fitores. Ata që u përpoqën, ata që u përpoqën të ju përjashtojnë ju nga zgjedhjet, ata do të marrin ndëshkimin e lirisë, ata do të marrin turpin e historisë. Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë.

Sa herë menduan se na përcollën, gabuan rëndë, në çdo rast u rikthyem më të fuqishëm se kurrë më parë.

Admir Sinamati me një grup shokësh në 1997, nisi betejën në grevën e urisë, qëndruan, i mposhtëm me votën e lirë, fituam, qëndruam tani, do t'i mposhtim, do të fitojmë.

Kam ardhur shpesh tek ju, por kësaj here vij tek ju më krenar se kurrë, sepse paraqes para jush kandidatin për kryetarin për bashkinë e Kukësit, jo të propozuar nga Sali Berisha, jo të propozuar nga kryesia e partisë, por të propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë"", deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat