Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë pas video-skandalit të Gjicit, anëtari del me kërkesën urgjente

Kukësi

Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë pas video-skandalit të Gjicit, anëtari del me kërkesën urgjente

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas gati dy javësh pas video-skandalit të Safet Gjicit, është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës. 

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat