Lulzim Basha ka tentuar për herë të parë bashkëpunimin me të gjithë demokratët, përfshi ata që nuk e njohin si kryetar të PD për zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kukësit.
Nëpërmjet një deklarate të PD-së në Kukës, Basha ka ftuar të gjithë demokratët të garojnë me një kandidat ne zgjedhjet për këtë bashki në 24 shtator.
“Partia Demokratike apelon për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, për të garuar me një kandidaturë të gjithëpranuar”, ka deklaruar dega e PD-së në Kukës. Por kjo deklaratë vështirë se do të sjellë bashkëpunim, pasi lideri i opozites Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën.
Sipas afateve të miratuara nga KQZ, zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kukësit kanë afat deri në datën 1 shtator për t’u regjistruar.
Por Sali Berisha nuk ka të drejtën ligjore të përdorë logon e pd-së, pasi në gjykatë si kryetar i Partisë Demokratike figuron Lulzim Basha.