Dhunë në familje e drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Kukës

Kukësi

Dhunë në familje e drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre të arrestuar në Kukës

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Tre persona në Kukës kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se është vënë në pranga një 45-vjeçar banues në fshatin Pakishtë në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu është arrestuar 45-vjeçari dhe 58-vjeçari banues në Kukës dhe në fshatin Nangë, pasi u kapën duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin dhe janë përfshirë në aksident.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat