Bie bora e parë për këtë vit në Shqipëri, zbardhen majat e maleve në Kukës

Kukësi

Bie bora e parë për këtë vit në Shqipëri, zbardhen majat e maleve në Kukës

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:23
Kukës

Me sa duket, dimri që hyri zyrtarisht, e la dhe gjurmën e parë. 

Majat e maleve në Kukës janë zbardhur sot nga dëbora.

Ndryshe, reshjet e shiut kanë vijuar pothuaj në të gjithë territorin e vendit gjatë natës dhe vijojnë edhe në këto momente, por situata paraqitet normale në pjesën më të madhe të qarqeve.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet e emergjencave, koordinuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, punonjës të drejtorive vendore të rrugëve, zjarrfikëses dhe policisë kanë punuar në terren për të garantuar qarkullimin pa vështirësi të qytetarëve dhe automjeteve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat