Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu 41-vjeçari në Kukës

Kukësi

Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu 41-vjeçari në Kukës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu në Kukës.

Policia bën me dije se, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, shtetasi R. M. që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë.

Shtetasi R. M. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat