Policia e Kukësit ka identifikuar pesë persona, të cilët një ditë më parë u përfshin në një sherr fizik. Ata u përleshen në rrugë, ndërsa sipas policisë përplasja ka ndodhur për shkaqe banale.
Sipas policisë, pesë persona janë përfshirë ne sherr fizik dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e katër agresorëve.
Po ashtu po hetohet specialisti i Seksionit të Rendit Publik të Komisariatit të Policisë Kukës si dhe dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme. Ata dyshohet nuk kanë përmbushur siç duhet detyrën e tyre në këtë rast.