Pak minuta shi dhe breshër ka mjaftuar për të përmbytur rrugët e Kukësit.
Në pamjet e siguruara nga ABC News, vihet re që gjithçka është nën ujë.
Makinat, lulet, pemët dhe shumë biznese janë përmbytur.
Kushtet atmosferike të motit i kanë befasuar të gjithë kohët e fundit, pasi temperaturat në shumë qytete kanë arritur pikun, ndërsa në qytete të tjera ka pasur reshje të dendura.