Ura e re e Kukësit ende e mbyllur, hapja ishte parashikuar brenda muajit qershor

Kukësi

Ura e re e Kukësit ende e mbyllur, hapja ishte parashikuar brenda muajit qershor

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 11:24
Përgjigja e vetme e autoriteteve është se ura do të hapet së shpejti.

Ura e re e Kukësit vazhdon të jetë e mbyllur edhe përse në pamje të parë ajo duket e përfunduar.

E parashikuar për t’u hapur brenda muajit qershor në mënyrë që të lehtësonte lëvizjen e automjeteve gjatë periudhës së sezonit veror, ura ngelet e mbyllur pa asnjë shpjegim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Pas një një mbulimi të madh mediatik në fillim të sezonit të verës për rëndësinë e urës dhe për veçantinë e saj, duket se dicka po pengon hapjen e urës ndërkohë që lajmet dhe postimet e autoriteve kanë ndaluar prej një muaji e gjysmë duke mos dhënë informacion për çështjen.

Përgjigja e vetme e autoriteteve është se ura do të hapet së shpejti.

Me një hark me çelik “Corten”, ura ka një gjatësi totale prej 310 metrash, lartësi prej 56 metrash dhe peshë rreth 5 mijë ton.

Rreth dy muaj më parë gjatë një inspektimi të kryer, kryeministri Edi Rama e cilësoi urën si një vepër të rëndësishme arkitekturore.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese dhe është një investimi prej 30 milionë dollarësh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat