Ura e re e Kukësit vazhdon të jetë e mbyllur edhe përse në pamje të parë ajo duket e përfunduar.
E parashikuar për t’u hapur brenda muajit qershor në mënyrë që të lehtësonte lëvizjen e automjeteve gjatë periudhës së sezonit veror, ura ngelet e mbyllur pa asnjë shpjegim zyrtar nga ana e autoriteteve.
Pas një një mbulimi të madh mediatik në fillim të sezonit të verës për rëndësinë e urës dhe për veçantinë e saj, duket se dicka po pengon hapjen e urës ndërkohë që lajmet dhe postimet e autoriteve kanë ndaluar prej një muaji e gjysmë duke mos dhënë informacion për çështjen.
Përgjigja e vetme e autoriteteve është se ura do të hapet së shpejti.
Me një hark me çelik “Corten”, ura ka një gjatësi totale prej 310 metrash, lartësi prej 56 metrash dhe peshë rreth 5 mijë ton.
Rreth dy muaj më parë gjatë një inspektimi të kryer, kryeministri Edi Rama e cilësoi urën si një vepër të rëndësishme arkitekturore.
Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.
Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese dhe është një investimi prej 30 milionë dollarësh.