Tymi dhe era e keqe “pushtojnë” Kukësin, marrin flakë plehrat e qytetit

Kukësi

Tymi dhe era e keqe “pushtojnë” Kukësin, marrin flakë plehrat e qytetit

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm është shfaqur një vatër e madhe zjarri në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh.

Vatra ka çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër. Ndërsa dy mjete të shërbimit të zjarrfikses së qytetit të Kukësit po luftonin për shuarjen e zjarrit, smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit.

Kjo pikë e mbetjeve është përfshirë disa herë nga zjarri brenda pak muajsh duke shkaktuar një ndotje masive tek banorët. Ajo është e pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Bashkia Kukës vitet e fundit po vuan nga mbetjet urbane, pasi vend-grumbullimi i Kolshit është i vetmi vend për mbetjet urbane si dhe është i tej mbushur.

Prej vitesh është kërkuar ndërtimi i një impianti të përpunimit të mbetjeve në fshatin Përbreg për të zgjidhur këtë problem.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat