Rama: Për hajër ura e madhe e Kukësit

Kukësi

Rama: Për hajër ura e madhe e Kukësit

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 19:24
Ura e Kukësit

 Ura e Madhe e Kukësit është hapur të hënën për qarkullimin e automjeteve.

Ajo është një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore, që çliron përfundimisht qarkullimin duke aksesuar edhe komunitetet përreth, por dhe krijon lehtësi për automjetet që lëvizin drejt Kosovës.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë pamje nga ura në të cilën vijon qarkullimi normal i automjeteve.

Shefi i qeverisë, ndër të tjera, u drejtohet me një mesazh të gjitha atyre të cilët sipas tij kanë sharë dhe kanë hedhur akuza.

“Për hajër ura e madhe e Kukësit. Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”,  shkruan Rama.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme. Ura ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metra./

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat