Kukësi nën ‘pushtetin’ e dëborës, qyteti zgjohet me stuhi të forta, temperatura nën zero e pa energji elektrike

Kukësi

Kukësi nën ‘pushtetin’ e dëborës, qyteti zgjohet me stuhi të forta, temperatura nën zero e pa energji elektrike

Më: 12 janar 2025 Në ora: 08:48
Kukësi

Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore, gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar me reshje të dendura bore, ka bërë që termometri të zbresë në -3.C, duke krijuar kushtet tipike të dimrit të vërtetë që të ofron Kukësi në mes të janatit.

Ndërkohë bora ka kaluar 10 cm në qytet, ndërsa në lartësi ajo ka arritur deri në 30 cm. Por, problem mbetet era e fortë që shkakton grumbullimin e borës, që e merr në kodrina duke e grumbulluar në lugina ku trashësia e saj i kalon një metër.

Të gjitha rrugët nacionale kanë vështirësi në lëvizje, këshillohen që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar në përdorimin e këtyre rrugëve, e nëse është e nevojshme të shmangimin qarkullimin e tyre gjatë drejtimin të automjetit.

Ndërkohë shumë zona janë pa energji elektrike, qyteti i Kukësit prej 10 minutash vijon të mos furnizohet me drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat