Teatri i qytetit të Vushtrrisë merr emrin “Adem Mikullovci”

Kultura

Teatri i qytetit të Vushtrrisë merr emrin “Adem Mikullovci”

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 15:58
Adem Mikullovci

Teatri i qytetit të Vushtrrisë tash e tutje do të mbaj emrin “Adem Mikullovci”.

Këtë të gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

“Një gjë e vogël për një artist të madh. Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”! Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit! Urime!”, ka shkruar ai.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatrore, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Përveç shumë roleve në teatër dhe pothuajse një jetë të tërë të kaluar aty, Ademi ka realizuar edhe shume role dhe regji të filmave të ndryshëm dhe serialeve televizive.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i kuvendit i cili shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar pas riinkuadrimit të tij në politikë, duke u bërë pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje nga viti 2017.

Ai ka ndërruar jetë në shtator të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat