Simpatike buzëqershizë
Kur m’del n’rrugë prej shtëpisë
Me at’ hap që më bezdisë
Me at’ belin përhollisë
M’ata flokët shpurpurisë
M’ata sy shkëndijisë
Si një yll mes yllësisë
Më shkëlqen prej bukurisë
Kur buzëqesh mes shoqërisë
Mbes pa fjalë e s’mund t’lëvizë
Dh’ashtu mbes e t’vështroj gjatë
Dh’ëndërroj gjatë un’ ditë e natë.
Gjatë ëndërroj moj simpatike
Që të jesh e imja mike!